Site icon Telegrafi

Del Piero i kërkon ca leksione, Guardiola i thotë me shaka: Të sigurohemi që të vij në Itali

(Foto: Instagram/mrpepguardiola/alessandrodelpiero)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë shaka me Alessandro Del Pieron pas fitores (2-1) ndaj Paris Saint-Germainit.

Ikona e Juventusit kishte biseduar me strategun spanjoll pas rikthimit sensacional të Citizens në Parc des Princes të mërkurën mbrëma.

Duke folur në Sky Sport Italia, Del Piero i kishte thënë me shaka ish-mesfushorit të Romës se do të dëshironte ta kishte mbikëqyrës 50-vjeçarin.

“Kur i ke ca ditë të lira, në mënyrë që unë të vij dhe të marr ca mësime”, i ka thënë legjenda italiane.

Lexo po ashtu Del Piero, kandidat serioz për t'u bërë President i Juventusit

Ndërsa trajneri i Cityt ia ktheu menjëherë: “Të sigurohemi që unë të vij në Itali, më mungon shumë pasta!”.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut ka luajtur në Itali gjatë viteve 2001-2003, te Brescia dhe Roma, ndërsa në vitet e fundit Juventusi është interesuar për shërbimet e tij e si trajner.

Në anën tjetër, në javët e fundit ka pasur spekulime se Del Piero mund ta marrë postin e presidentit të Zonjës së Vjetër në rast të largimit të Andrea Agnellit. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mrpepguardiola)
Exit mobile version