Telegrafi

Del Piero: Dybala nuk luan për shkak të gjendjes fizike

(Foto: Instagram/paulodybala)

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se Paulo Dybala nuk starton për Bianconerët për shkak të formës së tij fizike dhe e ka paralajmëruar Andrea Pirlon për të ardhmen e tij.

“Nuk kam biseduar me Andrean drejtpërdrejt”, ka nisur Del Piero bisedën e tij me Sky Sport, pas fitores së Zonjës së Vjetër kundër Dynamo Kievit (2-0) në Ligën e Kampionëve.

“Nëse Andrea do të jetë në gjendje të mbetet aty (në Ligën e Kampionëve) dhe të kualifikohet për fazën e 1/8 së finales dhe të jetë konkurrent për Scudetto, atëherë do të jetë bërë punë të jashtëzakonshme. Përndryshe, do të hidhen dyshime”.

(Foto: Instagram/alessandrodelpiero)

“Megjithatë, tash nuk është koha e duhur për të folur për këtë çështje, duhet të shohim se çfarë do të ndodhë pas disa javës apo muajsh”.

“Sipas mendimit tim, Dybala nuk luan për shkak të formës së tij fizike”, ka thënë Del Piero duke iu referuar situatës së fundit të krijuar me sulmuesin argjentinas. /Telegrafi/