Telegrafi

Del në shitje vetura e rrallë “Mini Rose”

Me vizatimet në pjesën e jashtme që ngjajnë me lëkurën e tigrit, kjo veturë e vitit 1989 do të dalë së shpejti në shitje.

“Mini Rose”, që i përket versionit të limituar nga kompania Cooper, ishte lyer në këtë formë nga pasaniku Mohamed Al Fayed, që më pas këtë ia bëri dhuratë vajzës.

Vetura ka kaluar 59.000 milje në 25 vite, por ende është në gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.

Pjesa e brendshme është shumë e ruajtur, madje ka edhe një radio dhe kasetofon që punojnë shumë mirë.

Për tremijë funte britanike, adhuruesit e veturave të vogla dhe lëkurës së tigrit mund ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet. /Telegrafi/