Telegrafi

Del në shitje shtëpia e përdorur në filmin e njohur ‘Halloween’

Katër dhoma gjumi, një pemë e avokados dhe një shtëpi e mbushur me hijeshi, por mos u merakosni, tash e sa vite aty nuk gjendet “vrasësi me thikë”.

Një shtëpi e re e frikshme ka dalë për shitje në treg pikërisht në kohën e duhur për sezonin “drithërues” në ardhje, tani që vala e të nxehtit të shtatorit duket se po largohet.

Po, shtëpia nga filmi i pëlqyer “Halloween” është për shitje, dhe nëse “nuk ju frikëson” çmimi prej 1.8 milionë dollarëve, ajo mund të jetë e juaja, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Prona e madhe në Pasadenan Jugore të Los Angeles, u bë e famshme në filmin nga viti 1978 për pacientin e arratisur vrasës dhe psikopat, Michael Myers.

Një skenë e filmit paraqet veçanërisht Jamie Lee Curtis të ulur në verandën e përparme duke mbajtur një kungull – një skenë që çdo pronar i ri i shtëpisë me sa duket mund të rikrijojë me kungullin e tyre.

Pavarësisht historisë së saj të frikshme, agjentët e pronave të patundshme thonë se është një zonë e cila konsiderohet si “parajsa e këmbësorëve”, dhe përbëhet nga tre njësi të veçanta. /Telegrafi/