Liverpool ka humbur garën për mesfushorin e Southampton, Romeo Lavia, pasi 19-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet Chelseat si klubin e tij të ardhshëm.
Reds ishin shumë të fokusuar te mesfushori, që nga fillimi i afatit kalimtar dhe kaluan fokusin te Moises Caicedo gjatë ditëve të fundit dhe humbën edhe atë garë.
Kjo mund t’u ketë kushtuar atyre siç shpjegon Paul Joyce, Lavia mund të ketë pasur vendimin e tij të ndikuar nga ndjekja e Caicedos nga Liverpool.
“Preferenca e Lavias për Chelsean mund të jetë sepse ai ndihet i zhgënjyer nga gatishmëria e Liverpoolit për të mos e transferuar atë javën e kaluar dhe për të shkuar për Caicedon”, raporton Joyce.
Liverpool thuhet se ofroi 65 milionë euro për Lavian deri në fund të negociatave, por nuk u realizua pasi ai do t’i bashkohet Chelseat. /Telegrafi/