Telegrafi

I infektuar me coronavirus del në Prishtinë, ndalohet nga Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një person i cili ishte i infektuar me coronavirus.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në lagjen Veternik, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuar është përcjellë në shtëpinë e tij.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/