Vicente Del Bosque do të preferonte Kylian Mbappen në ekipin e tij para Neymarit dhe beson se futbollisti francez ka më shumë nga ana mendore dhe pjekuri në lojën e tij.
Të dy sulmuesit e njohur kanë qenë të lidhur me një transferim te Real Madridi gjatë muajve të fundit.
Por, sipas trajnerit fitues të Kupës së Botës me Spanjën, Del Bosque, Mbappe do të ishte më i mirë për t’u transferuar sesa Neymari.
“Unë do të nënshkruaja Mbappen sepse ai duket më i ndjeshëm sesa Neymar”, ka thënë fillimisht Del Bosque për Radio Marca.
“Neymar madje imiton fëmijët që hedhin veten rreth e përreth”.
Real Madridi ka pasur një sezon me kriza, që Del Bosque pranon se nuk ishte i mirë, por është i bindur se ata ende kanë lojtarë të fortë në skuadër.
“Ata kanë një grup të shkëlqyer, por rezultatet nuk kanë ardhur”.
“Ndryshimi i trajnerit dy herë është një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhë në një klub. Të tre njohin Madridin , por gjërat ndodhën”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/