Telegrafi

Deklarohet Selimi: Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me NATO-n

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe kundër Serbisë okupatore.

Selimi ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Secili që ka dyshime do të bindet që as unë e as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime, e as me ndërmarrje kriminale siç cilësohem. Po kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër Serbisë që i ka sjellë gjëra të këqija vendimit tim. Vrasje, shfarosje ka bërë Serbia. Unë e kam bërë detyrën time. Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin, dhe e kemi përfunduar me NATO-n. E kam për detyrë dhe nder të jem në anën e UÇK-së dhe aleatëve tanë. Drejtësia duhet të jetë qëllimi i të gjithë neve”, tha ai gjatë paraqitjes së tij para Dhomave të Specializuara./Telegrafi/