Telegrafi

Deklarohet për herë të parë presidenti dhe nënkryetarët e Superligës Evropiane – tregojnë se si do të ndryshojë futbolli

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez, Kryetari i parë i Superligës, ka reaguar për herë të parë rreth krijimit të garës më të re në futboll.

Edhe pse shumë kush, përfshirë këtu edhe FIFA-n e UEFA-n që po reagojnë vrazhdët, kreu i Los Blancos ka sqaruar situatën e krijuar.

“Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta çojmë atë në vendin e duhur në botë”, ka thënë fillimisht ai.

Lexo po ashtu Lëshohet njoftimi i parë nga Superliga Evropiane – mësohen planet e tyre për formatin që pritet ta ‘pushtojë’ futbollin

“Futbolli është sporti i vetëm global në botë me më shumë se katër miliardë tifozë dhe përgjegjësia jonë si klube të mëdha është t’i përgjigjemi dëshirave të tyre”.

Andrea Agnelli, kryetar i Juventusit dhe nënkryetar i Superligës, tha: “12 klubet tona themeluese përfaqësojnë miliarda tifozë në të gjithë globin dhe 99 trofe evropianë”.

Lexo po ashtu Dyshohet në tradhtinë e Florentino Perezit ndaj Ceferin - mësohet emri i presidentit të Superligës Evropiane

“Ne kemi ardhur së bashku në këtë moment kritik, duke bërë të mundur që konkurrenca Evropiane të transformohet, duke e vendosur lojën që duam në një bazë të qëndrueshme për të ardhmen afatgjatë, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme solidaritetin dhe duke u dhënë tifozëve dhe lojtarëve amatorë një rrjedhë të rregullt të ndeshjeve kryesore që do të ushqejë pasionin e tyre për lojë ndërsa u siguron atyre sfida tërheqëse”, ka shtuar më tej ai.

Dhe së fundmi, Joel Glazer, Bashkëkryetar i Manchester United dhe nënkryetar i Superligës, tha: “Duke mbledhur klubet dhe lojtarët më të mirë në botë për të luajtur me njëri-tjetrin gjatë gjithë sezonit, Superliga do të hapë një kapitull të ri për futbollin evropian, duke siguruar konkurrencë dhe lehtësira të klasit botëror, dhe rritjen e mbështetjes financiare për piramidën e gjerë të futbollit”.

Lexo po ashtu Zbulohet se përse 12 klube duan ta formojnë Superligën Evropiane: Të ardhurat janë stratosferike

Propozimi ishte këtë të diele u ndesh me kundërshtime të vendosura nga Liga Premier , FA, ECA, FIFA, UEFA dhe madje edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

ECA mbajti një takim urgjent të dielën në mbrëmje për të diskutuar propozimin.

Lexo po ashtu Shpërthen UEFA: 12 klube rrezikojnë ndëshkimin e rëndë shkaku i krijimit të Superligës Evropiane

Agnelli, i cili është president i ECA, dhe i cili ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, nuk ishte i pranishëm.

Italiani tani pritet të japë dorëheqjen nga ECA. /Telegrafi/