Real Madridi ka bërë një reagim të ashpër ndaj raportive se është duke e shqyrtuar largimin nga La Liga si pasojë e mosmarrëveshjeve me autoritete spanjolle të futbollit.
El Mundo Deportivo ka raportuar se Los Blancos janë duke e konsideruar mundësinë e kalimit në një ligë tjetër, ndërsa Liga Premier ishte përmendur si destinacioni i preferuar.
Pos kampionatit anglez, ishte thënë se madrilenët në listën e opsioneve i kanë edhe kampionatin italian – Serie A dhe atë gjerman – Bundesliga.
“Duke pasur parasysh informacionin e publikuar sot (e shtunë) nga gazeta Mundo Deportivo, në të cilin thuhet se klubi ynë e ka shqyrtuar mundësinë e kalimit nga La Liga në Ligën Premier, Real Madridi dëshiron të sqarojë se informacioni është tërësisht i rremë, absurd dhe i pamundur, dhe synon vetëm të shqetësojë, edhe një herë, përditshmërinë në klubin tonë”, thuhet në reagimin e Los Blancos.
I gjithë raportimi i gazetës spanjolle ishte bazuar në raportet e prishura të presidentit të La Ligas, Javier Tebas dhe atij të Real Madridit, Florentino Perez, si pasojë e mosmarrëveshjeve në lidhje me Superligën Evropiane, por edhe me një marrëveshje të fundit të arritur me fondin investues CVC Capital Partners, të cilin Reali e kishte kundërshtuar.
Sidoqoftë, fokusi i Madridit do të vazhdojë të mbetet në La Liga, derisa skuadra e Carlo Ancelottit sonte (e shtunë) luan kundër Deportivo Alavesit në ndeshjen e parë të sezonit 2021/2022. /Telegrafi/
‼🚨 EXCLUSIVA MD
🏴💥 El club blanco, harto de lo que considera continuos ataques de Tebas, ha analizado las opciones de irse a la Premier League
✍ @ffpolo y @Toriblancohttps://t.co/hG6ON990CX
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) August 14, 2021