Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, mendon se është e qartë se zyrtarët e Prishtinës, deklaratën e kryeministres Ana Brnabiq do ta përdorin për siç ka thënë “justifikuar dhunën brutale dhe arrestimin e serbëve në veri”.
Madje, gjatë një deklarimi të saj, përcjell Telegrafi, ajo deklaratën e Brnabiq se “ata janë njerëz të malit”, e ka quajtur të pamenduar mirë.
“Mendoj se është e qartë për të gjithë se zyrtarët e Prishtinës e përdorin një deklaratë të ngathët të kryeministres, brenda por edhe para publikut ndërkombëtar për të justifikuar jo vetëm arrestimin e serbëve, i cili ka ndodhur pak ditë më parë, por edhe rrahjen brutale të serbëve, si dhe arrestimin e një qytetari rus, i cili, ndër të tjera është një anëtar i Misionit të OKB-së në Kosovë”, citohet tu ketë thënë Mihajloviq gazetarëve në Beograd.
“Alternativë, nëse nuk arrihet kompromisi janë grindjet dhe konfliktet, atë që paralajmëroi presidenti Aleksandar Vuçiq në Kuvend pak ditë më parë, kur ai foli dhe paraqiti një raport mbi Kosovën”, ka thënë tutje ministrja Mihajloviq.
Ajo theksoi se Serbia është e përkushtuar ndaj stabilitetit, standardeve evropiane dhe integrimit, negociatave dhe kompromisit. /Telegrafi/