Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se “nuk duhet të shpallen zgjedhjet në veri pa u hequr sanksionet”.
Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, përmes një shkrimi në Facebook i ka bërë ftesë Bislimit që të shkojë për raportim në komision, siç tha ajo, para se ky i fundit të kushtëzojë BE-në, shkruan KosovaPress.
“Z. Bislimin e ftoj publikisht që të respektoj Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrim Evropian lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, para se të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së.
Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standard të politikës së jashtme.
Mjaft më, ky vend e këta qytetarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu.
Koordinimin nga ShBA-ja i keni zbritur tek Millan Radoijçiqi”, ka shkruar ajo.