Vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori, ishte ditën e sotme (e diel) i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”.
Ai ka deklaruar se do të ketë padi për secilin person që shpif për konkurrentin e BBVA 3.
Rinori i është referuar deklaratave të grimerit Dario Doka, i cili në rrjetet sociale thoshte se: ‘Meritoni i kishte shkruar për 4-she në hotel’.
“Do ketë padi për secilin që bën deklarata të tilla. Kam folur me avokatin në Prishtinë”, tha Rinor Mjekiqi.
“Nuk do të zgjatem më shumë. Kaq”, vazhdoi ai.
Në një lidhje telefonike në “Fan Club”, ai theksoi se është gati që të përballet me Meritonin për gjithë këto.
“Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private”, ishte deklaruar Dario. /Telegrafi/