Pas arrestimit të Ernest Dukës me akuzën për sulm ndaj këngëtarit Flori Mumajesi, mediat shqiptare kanë publikuar deklaratën e tij dhënë Policisë.
News24 ka zbardhur dëshminë e kantautorit në polici rreth incidentit me kolegun e tij.
Dëshmia e tij i jep një tjetër drejtim ngjarjes. Stine ka deklaruar se nuk e ka goditur kolegun e tij Mumajesi dhe se ai është lënduar vet.
“Flori Mumajesi është vetplagosur. Flori Mumajesin nuk e kam goditur unë”, citohet të ketë thënë Stine.
Ndërkaq, burime nga policia pohojnë se Ernest Duka do të lihet i lirë pasi të merret në pyetje.