Telegrafi

Deklarata e papritur e Ori Nebijajt: Opinionistja ndan detaje nga jeta private

Mbrëmë gjatë spektaklit, Heidit iu vërsulen banorët duke i thënë që nuk i kishte mbajtur mend disa gjëra të rëndësishme për Romeon, as edhe emrat e prindërve të tij.

Opinionistja Ori Nebijaj i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin e modeles me prindërit e Romeos, pas dasmës së organizuar brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu “Jemi të ndryshëm”, tjetër krisje mes Heidit dhe Romeos?

Sipas Orit, Heidi ka të drejtë të ndihet në siklet dhe jo komode dhe tregoi më pas edhe raportin e saj me partnerin.

“Kam dy vite me të, por sa here vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, tha ajo.

Ori gjithashtu u mundua të shpjegojë që është normale të harrosh datëlindjet.

Ajo më tutje tregoi që po të pyetej për datëlindjet e familjarëve, do t’i ngatërronte. /Telegrafi/