Mbrëmë gjatë spektaklit, Heidit iu vërsulen banorët duke i thënë që nuk i kishte mbajtur mend disa gjëra të rëndësishme për Romeon, as edhe emrat e prindërve të tij.
Opinionistja Ori Nebijaj i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin e modeles me prindërit e Romeos, pas dasmës së organizuar brenda shtëpisë.
Sipas Orit, Heidi ka të drejtë të ndihet në siklet dhe jo komode dhe tregoi më pas edhe raportin e saj me partnerin.
“Kam dy vite me të, por sa here vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, tha ajo.
Ori gjithashtu u mundua të shpjegojë që është normale të harrosh datëlindjet.
Ajo më tutje tregoi që po të pyetej për datëlindjet e familjarëve, do t’i ngatërronte. /Telegrafi/