Telegrafi

Deklarata e Moratas trondit Juventusin

Kopertina e ‘AS’ këtë mëngjes ka tronditur tifozët e Juventusit.

E përditshmja spanjolle ka intervistuar sulmuesin Alvaro Morata, i cili ka pranuar publikisht se dëshiron kthimin te Real Madrdi.

“Dëshira ime është të që të luaj dhe të fitoj me Real Madridin. Nuk jam më ai djali që u largova nga Bernabeu, tani jam shumë më i matur”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Te Reali ka lojtarë të mrekullishëm. Në sezonin e ardhshëm do të luaj për një ekip ku do të kem më shumë minuta në fushë”, ka thënë Morata.

Vlen të theksohet se në klauzolën e spanjollit është e shkruar qartë se Los Blancos mund të rikthejnë atë nëse paguajnë shumën e caktuar.

23-vjeçari ka shënuar vetëm shtatë gola në 35 ndeshje në sezonin e fundit në Serie A.

Por, vlen të theksohet se Morata është lojtari i 14-të me më së shumti minuta në fushë te Zonja e Vjetër dhe kjo duket e ka acaruar spanjollin /Telegrafi/