Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është deklaruar sot rreth situatës së krijuar në Telekomin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se gjatë ditës së sotme në lidhje me këtë rast po punohet dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.
“Ky bllokim natyrisht që na shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje. Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik Dardafon.net ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit. Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje. Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime”, ka shkruar Kuçi në Facebook. /Telegrafi/