Site icon Telegrafi

Deklarata e Luizit për Efin pas rregullimit të raporteve

(Foto: BBVA)

Dy finalistët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, ditë më parë bënë paqe me njëri-tjetrin duke u dhënë fund debateve të ashpra që kishin pasur në ditët e kaluara.

Në fillim ata ishin miq të ngushtë, mirëpo kohët e fundit ka pasur krisje. Sidoqoftë, të shtunën mbrëma, pas spektaklit kanë komunikuar shumë pranë njëri-tjetrit duke shijuar atmosferën e krijuar.

Lexo po ashtu Efi i drejtohet Luizit: Mezi po pres të dalim jashtë dhe mos t’i pafsha sytë më

“Një gjë unë të kam xhan me të vërtetë, jo kështu kot. A e di këtë gjë. Mua nuk më intereson fare që thonë kam interes, unë të kam xhan me të vërtetë”, i kishte thënë bukuroshja artistit shkodran.

Në një intervistë brenda shtëpisë, Luizi ka dhënë një deklaratë duke i përshkruar marrëdhëniet e tij me Efin.

Lexo po ashtu "Jam e lumtur edhe po fitove ti” - Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes bëjnë paqe sërish me njëri-tjetrin

“Efin e kam dashur aq shumë sa e doja Kiarën, në tjetër drejtim kuptohet dhe në qoftë se ka qenë momenti që kam dal nga vetja ka qenë kur u eliminua ajo…”, është shprehur Luizi. /Telegrafi/

Exit mobile version