Situata e ashpërsuar në hip hopin shqiptar, tash nga femrat, kishte nxitur edhe reagimin e reperëve të tjerë.
Ishte Ledri Vula ai që kohë më parë në një paraqitje televizive në Klan Kosova kishte deklaruar se gjuha e repereve është jo adekuate duke goditur femrat që përdorin gjuhë ofenduese ndaj njëra-tjetrës.
Ky reagim i Ledrit u prit shumë negativisht nga një pjesë e hip hop komunitetit, çka e shtyri Ledrin që të reagojë publikisht edhe një herë për të sqaruar deklaratën e tij.
Kjo duket se ka shtyrë hip hop yllin, Melinda Ademi, që të reagojë po ashtu publikisht dhe të kërkojë falje për fjalët ofenduese në drejtim të Taynas dhe Rinës në një prej ‘freestyle’ të fundit.
Duket se reperet më në fund do të përqendrohen në muzikën e tyre dhe jo në ofendime që mund të inspirojnë negativisht inspiratat e reja, e kjo pa dyshim se është lëvizje pozitive nga Melinda.
Mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i Taynas që deri tash nuk ka reaguar. /Telegrafi/