Telegrafi

Deklarata e Klopp pas humbjes

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppp, ka thënë se goli i parë nuk duhet të pranohej, së paku jo në atë mënyrë.

Tekniku gjermani e pranoi se penalltitë janë fat, por duhet të dish edhe t’i gjuash.

“Nuk duhej të pranohej ai gol, nga ai kënd, nuk duhej. Në penallti të duhet fati, por duhet të gjuani mire. Në asnjë moment nuk i’a bëmë të vështirë punën portierit të tyre”.

“Nuk kishte asnjë mundësi që Sturridge të merrte penalltinë, pasi pësoi një ngërç dhe nuk mund të ecte për disa minuta”.

“Gjërat pozitive? Nuk mund t’i ndjej ato, se paku jo tani. Jam qenie njerëzore”, ka thënë Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/