Telegrafi

Deklarata e Dukës bën bujë në Itali: Nga Napoli nuk largohet Hysaj, por Ancelotti

Elseid Hysaj (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për Corriere dello Sport, ka folur veç të tjerash, edhe për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj.

Sipas kreut të FSHF-së, futbollisti shkodran nuk do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton SuperSport.

Lexo po ashtu Napoli refuzoi 50 milionë euro për Hysajn

“Hysaj meriton të luajë, nuk do të largohet nga Napoli në janar. Pastaj, në fund të sezonit, mund të shkojë të luajë në një skuadër tjetër. Di që i skadon kontrata. Më kanë thënë se nuk është e lehtë të punosh me Aurelio De Laurentiis”, ka deklaruar ai.

Më shumë interes për opinionin sportiv në Itali kishte deklarata e Dukës për të ardhmen e Carlo Ancelottit.

“Do të jetë Ancelotti ai që do të largohet. Më vjen keq për Carlon, sepse jam tifoz i Milanit, por me aq sa di unë, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri”, citohet të ketë thënë Duka.

MIAMI, FLORIDA – AUGUST 07: Elseid Hysaj #23 of SSC Napoli receives a yellow card against FC Barcelona during the second half of a pre-season friendly match at Hard Rock Stadium on August 07, 2019 in Miami, Florida. (Photo by Michael Reaves/Getty Images)