Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për Corriere dello Sport, ka folur veç të tjerash, edhe për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj.
Sipas kreut të FSHF-së, futbollisti shkodran nuk do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton SuperSport.
“Hysaj meriton të luajë, nuk do të largohet nga Napoli në janar. Pastaj, në fund të sezonit, mund të shkojë të luajë në një skuadër tjetër. Di që i skadon kontrata. Më kanë thënë se nuk është e lehtë të punosh me Aurelio De Laurentiis”, ka deklaruar ai.
Më shumë interes për opinionin sportiv në Itali kishte deklarata e Dukës për të ardhmen e Carlo Ancelottit.
“Do të jetë Ancelotti ai që do të largohet. Më vjen keq për Carlon, sepse jam tifoz i Milanit, por me aq sa di unë, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri”, citohet të ketë thënë Duka.