Site icon Telegrafi

Deklarata e Amber Heard pas vendimit të jurisë

(Foto: AFP/Getty)

Amber Heard ka lëshuar një deklaratë pas humbjes së gjyqit për shpifje ndaj Johnny Depp.

Aktori hollivudian e fitoi gjyqin për shpifje ndaj ish-gruas së tij, pasi juria në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias vendosi në favor të tij.


Deklarata e Amber Heard:

Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që një mal provash akoma nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë joproporcionale dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim.

Jam akoma më e zhgënjyer me atë se çfarë do të thotë ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa. E kthen orën në një kohë kur një grua që foli dhe foli mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. E kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht.

Lexo po ashtu Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Besoj se avokatët e Johnnyt ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Shprehjes dhe të shpërfillte provat që ishin aq bindëse përmes të cilave fituam në Mbretërinë e Bashkuar.

(Foto: Law&Crime)

Jam e pikëlluar që e humba këtë çështje. Por, jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – për të folur lirshëm dhe hapur. 


Pas dëshmive gjashtëjavëshe në gjyqin njëqind milionë dollarësh Johnny Depp kundër Amber Heard për shpifje, juria vendosi në anën e aktorit.

Me këtë rast, Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese. /Telegrafi/

Exit mobile version