Telegrafi

“Deja Vu”, paralajmërohet dueti i Alban Skënderajt me Young Zerkën

Alban Skenderaj dhe Young Zerka (Foto: Instagram/YoungZerka/AlbanSkenderaj)

“Deja Vu” do të mbajë titullin kënga e re që do ta sjellë Alban Skënderaj në bashkëpunim me Young Zerkën.

Dy këngëtarët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e re do të lansohet së shpejti.

Albani dhe Zerka kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Këngë e tyre “24 orë” ishte bërë hit në verën e vitit 2014 dhe është shikuar mbi 10 milionë herë në YouTube.

Ndër projektet e fundit që ka lansuar Skënderaj është dueti me Noizyn që u publikua më 8 qershor.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat e tyre dhe dy javë pas lansimit videoklipi është shikuar mbi 3.3 milionë herë në YouTube.

Young Zerka para tri javësh lansoi këngën “Belly Dancer” në bashkëpunim me DJ Moh Green dhe Faydee.

Videoklipi i kësaj kënge ka arritur afro dy milionë shikime në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/