Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/