Dy persona, punëtorë të Hidro-Regjionit Jugor dega Suharekë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke kontrolluar njehsorët e ujit, janë kanosur nga një person tjetër i cili ishte në gjendje të dehur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:48 në Suharekë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në polici.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë të Hidro-Regjionit Jugor dega Suharekë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke kontrolluar njehsorët e ujit, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në gjendje të dehur. I dyshuari është shoqëruar në polici. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/