Site icon Telegrafi

I dehur ngacmon një femër në Pejë

Një person në gjendje të dehur ka ngacmuar një femër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:50 në rrugën “UÇK”, në Pejë.

Tutje sipas raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version