Tashmë rivaliteti mes dy banoreve të shtëpisë në Big Brother VIP Kosova është shumë i dukshëm.
Aktorja Shota Baraliu dhe këngëtarja Ana Kabashi nuk po mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët brenda mureve të shtëpisë së vazhduar nga kamerat.
Ato patën një debat të zjarrtë mbrëmjen e së hënës sërish, teksa në një moment Ana duke iu referuar emrit të Shotës, i është përgjigjur me pasthirrmat që shota si shpend lëshon.
E për këtë qasje të saj, aktorja Baraliu ka reaguar gjatë një bisede me Gjon Karricën.
Ajo tha se Anën do ta krahasonte me lopën dhe se ka dashur t’i thotë që shpendit të shotës i ngjan më shumë ajo se vet Shota që ka edhe një emër të tillë.
“A din çka mendova? Kur ma bëri “quak quak quak” unë ja bëra “qur”. Nëse unë bëj ‘quak quak, ti bën ‘mu’, qysh s’i thash, nuk mu kujtua po vetemevete ti në fytyrë më shumë i ngjan shotës se sa unë. Unë desha t’i them se vetëm përmes meje po del në ‘prime’ sepse nuk po ka kapacitet të sajin”, ka thënë Baraliu.
Përndryshe, Shota këtë javë është e nominuar së bashku me Xhulin, Bekën dhe Lugatin – ku njëri prej tyre do të largohet të premten nga BBV. /Telegrafi/