Të martën, Neymar Junior përfundoi kalimin e tij nga Paris Saint-Germain te Al Hilal, duke u bërë emri i fundit i madh që iu bashkua një ekipi në Arabinë Saudite.
Neymar është lidhur me rikthimin në Barcelonë, gjashtë vjet pasi ai u largua nga klubi për t’iu bashkuar PSG-së, dhe braziliani thuhet se kishte shtyrë që kjo të bëhej realitet, por nuk u vërtetua kështu.
Drejtori i ri sportiv i Barcelonës, Deco, i cili u emërua zyrtarisht në këtë detyrë të mërkurën, foli se pse klubi katalanas nuk e ri-nënshkruan 31-vjeçarin.
“Të gjithë e dinë se në këtë kohë, për fat të keq, situata jonë financiare nënkuptonte se ishte e pamundur të bënim një ofertë të tillë”, ka thënë Deco.
Pranimi pritet, pasi vështirësitë financiare të Barcelonës janë të njohura tashmë dhe nuk kishte shanse që të barazohej oferta e Al Hilal.
Al Hilal i pagoi PSG-së një tarifë prej 90 milionë euro plus 50 milionë euro bonuse për të nënshkruar me Neymarin, dhe këto janë shifra që Blaugranët vetëm mund të ëndërrojnë t’i shpenzojnë në këtë fazë. /Telegrafi/