Site icon Telegrafi

Declan Rice nuk rinovon me West Hamin, e do me ngulm kalimin te Chelsea

Declan Rice ka paralajmëruar West Ham Unitedin se nuk do ta rinovojë kontratën dhe e kërkon largimin në këtë afat.

Mesfushori defanziv e di se Chelsea është tejet e interesuar në të prej kohësh, mirëpo ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Rice po refuzon  të rinovojë kontratën, madje i ka bërë me dije klubit se ai nuk vlenë 100 milionë euro.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2024, derisa Chelsea nuk dëhsiron të paguajë më shumë se 60 milionë euro.

Çekanët po kërkojnë nga The Blues që të paguhen rreth 90 milionë euro, nëse e duan kartonin e lojtarit.

Por, kampioni i Evropës është në garë po ashtu për të transferuar Saul Niguezin, andaj Rice po bën presion që ta lejojnë kalimin e tij te Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version