Site icon Telegrafi

Debutojnë përforcimet, Ylli triumfon në udhëtim te Ponte Prizreni

Ylli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ponte Prizreni.

Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku në fund skuadra nga Suhareka ka mposhtur prizrenasit me katër pikë diferencë 95:99.

Në këtë takim për Yllin debutuan edhe përforcimet si Gzim Morina dhe Erion Kastrati.

Pikërisht fundori Kastrati ishte më efikasi në ndeshje me 24 pikë, tetë asistime e tre kërcime.

Me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Wilbekin me 21 pikë dhe Clark me 19 të tjera, ndërsa Morina shtoi 10 pikë e 12 kërcime.

Jeremiah Paige me 29 pikë ishte më efikasi te vendasit, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version