Site icon Telegrafi

Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë, trashësia arrin deri në 15 cm në disa fshatra

Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në juglindje të Shqipërisë, duke sjellë trashësi deri në 15 cm në fshatrat Dardhë dhe Voskopojë.

Në akset nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, dëbora ka arritur nga 5 deri në 10 cm.

Grupet e punës janë në terren, duke vijuar pastrimin dhe kriposjen e rrugëve për të garantuar qarkullimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore për të shmangur incidentet në rrugët me dëborë./Ora News

Exit mobile version