Telegrafi

Debatik Curri i zhgënjyer me barazimin e Prishtinës ndaj Gjilanit

Prishtina ka barazuar pa gola me Gjilanin në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superlogën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Debatik Curri ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin, pasi meritonin fitoren.

“Është një rezultat zhgënjyes për ekipin tonë dhe ndjej keqardhje për këtë duke pasur parasysh cilësinë tonë dhe faktin që Gjilani për pjesën më të madhe luajti me lojtarë të rinj”, ka thënë ai pas ndeshjes për ArtSport.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues mes Gjilanit dhe Prishtinës - shumë raste, por pa konkretizim

“Neglizhenca na kushtoi me këtë rezultat, ndonëse i paralajmërova lojtarët para ndeshjes se nuk duhet të bëjmë një gjë të tillë”.

“Ne dominuam dhe patëm raste por kur vinte puna te finalizimi, na mungonte qetësia”, ka shtuar më tej Curri.

Prishtina në xhiron e tretë do të takohet me Malishevën. /Telegrafi/