Site icon Telegrafi

Debat për Strategjinë e reformave në sistemin e drejtësisë në Maqedoni

Sot në Ministrinë e drejtësisë u organizua takim pune në mes të përfaqësuesve të institucioneve nga sektori i drejtësisë dhe sektori qytetar dhe anëtarëve të grupit të punës për përgatitjen e strategjisë për reforma në sektorin e drejtësisë me plan aksional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hapjen e takimit e bëri ministri i drejtësisë, Bilen Saliji, duke ftuar në debat të hapur dhe konstruktiv me përfshirje aktive të të gjithë faktorëve në sistemin e drejtësisë.

Plan-strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë u prezantua nga kryetarja e Grupit të punës, Ana Pavllovska-Daneva, ku tha se gjatë fazës së përgatitjes së planit janë marrë parasysh propozimet dhe vërejtjet e tyre që janë dorëzuar në fazën e hershme të përgatitjes së tekstit. Disa nga këto vërejtje janë përfshirë në plan-strategjinë dhe planin aksional për reforma, ndërsa të tjerat do të integrohen në zgjidhjet e ardhshme ligjore.

Pjesëmarrësit në debat përshëndetën mënyrën e përgatitjes dhe miratimit të plan-strategjisë, i përkrahën zgjidhjet e propozuara dhe ofruan sugjerime shtesë për përmbajtjen e saj./Telegrafi/

Exit mobile version