Site icon Telegrafi

Debat i ashpër mes Santianës dhe Gani Gërmisë: E çon gishtin kur flet me mua, nuk je askushi

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët në Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të kenë situata të ndryshme mes vete.

Së fundmi një përplasje Santiana Maloku e ka pasur me konkurrentin tjetër, Gani Gërminë.

Gjithçka nisi nga disa këshilla që prezantuesi e komediani ia dha modeles, të cilat edhe siç duket nuk u pritën mirë nga ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ti e çon gishtin për me fol me mua, siç edhe e ki qu, gishtin e çon”, iu drejtua Maloku, Visar Dërmakut.

Lexo po ashtu Gani Gërmia: Për ish të dashurën time do bëja çmos, do ta lija edhe çmimin e madh të Big Brother

Ganiu nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk je askushi për mua”.

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana nga ana tjetër nuk u ndal duke i thënë: “Vazhdo mos ma prish natën”.

Thumbat nuk munguan sërish nga Gërmia, i cili ia ktheu: “E ki natën e prishur se je njeri pa respekt”.

 

Të njëjtit kanë pasur shpesh polemika e debate me njëri-tjetrin. /Telegrafi/


Exit mobile version