Në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një debat i ashpër mes moderatores Einxhel Shkira dhe aktorit Donald Veshaj.
Dyshja kanë nisur të debatojnë për rrjedhën e lojërave brenda shtëpisë, teksa në një moment kanë filluar të ngritin tonet dhe të përmendin detaje nga jashtë.
Ata njihen nga një prodhim i përbashkët televiziv, ku Einxhel ishte moderatorë e një programi krahë Donaldit dhe vëllait të saj, Romeo.
Moderatorja Shkira tha se këta të fundit e kishin përjashtuar nga puna kur kishte bërë aksident me makinë, gjë e cila ia kishte pamundësuar paraqitjen në televizion.
Si kundër ajo shtoi se kishte marrë një mesazh prej tyre tek pas pesë ditësh, ku i kishin komunikuar se nuk është më pjesë e programit.
Ndërkohë, në një video të prezantuar gjatë spektakli e njëjta i është drejtuar aktorit duke thënë se është bërë i famshëm nga lidhja e tij me Bora Zemanin, dhe jo si aktor apo moderator.
Në atë moment, Arbana iu ka kërkuar që të qetësohen por që të dy me tone të larta kanë vazhduar të debatojnë duke e shpërfillur kërkesën e moderatores për qetësi.
Me të dëgjuar Einxhelin, moderatorja Osmani kërkoi që edhe aktori Veshaj të tregonte versionin e tij të kësaj ngjarje që ka ndodhur jashtë shtëpisë.
Donaldi tha se Einxhel kishte qenë e papërgjegjshme në punë, duke u vonuar dhe mos ardhur në kohë për programin, duke shtuar se nuk ka edukatë pune.
Ata kanë vazhduar që ta kundërshtojnë fuqishëm njëri-tjetrin, duke përmendur emra të tjerë nga jashtë si moderatoren Mariana Kondi, për të cilën Shkira tha se ka tre muaj që s’e kishin paguar, gjë që Donaldi e mohoi kategorikisht.
Debati i ashpër mes tyre ka vazhduar deri në momentin kur Arbana është detyruar të mbyllë lidhjen me shtëpinë dhe ta diskutojë çështjen me opinionistët në studio. /Telegrafi/