Telegrafi

Deamishel pikturon luanin në fytyrën e Luizit

Foto: Instagram

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.

Teksa po shijojnë momentet e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, konkurrentët po argëtohen edhe më shumë me shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi Deamishel ka qenë në dhomën e grimit së bashku me Luiz Ejllin, të cilit ia ka bërë personazhin e luanit në fytyrë.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa banorja po e pikturonte, ata nuk kanë ngurruar edhe të diskutojnë për gjëra të tjera bashkë.

Lexo po ashtu Vazhdon akoma misionin për ta injoruar Kiarën, Luizi nuk duron dot më: U çmenda

Dea ia ka bërë vetëm njërën pjesë të fytyrës duke qenë se me art merret edhe jashtë shtëpisë.

Të njëjtit janë në garë për finalistin e parë të këtij formati, i cili pritet të zgjidhet sot (e shtunë).

Ata do të qëndrojnë brenda deri më 6 maj dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/