Site icon Telegrafi

De Zerbi flet sërish rreth të ardhmes së Caicedos

Trajneri i Brighton, Roberto de Zerbi, pranon se dëshiron që Moises Caicedo të qëndrojë këtë sezon.

Pulëbardhat së fundmi kanë refuzuar edhe ofertën e tretë të Chelseat për mesfushorin ekuadorian, ndërsa kanë bërë të ditur se duan mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Blutë ofruan 93 milionë euro për kartonin e Caicedos, me lojtarin që tashmë e ka bërë publike dëshirën e tij që të luajë në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Caicedo lëshon aludimin e madh në internet për largimin nga Brighton

I pyetur për situatën e lojtarit, De Zerbi ka përsëritur edhe njëherë dëshirën e tij që ai të qëndrojë.

“Nëse më pyesni se çfarë do të doja, do të doja që ai të qëndronte me ne, por nuk është puna ime”, ka thënë fillimisht trajneri i Brightonit.

“Puna ime është t’i tregoj pronarit tim nëse (Moises) Caicedo largohet, ne kemi nevojë për një tjetër mesfushor të madh dhe të rëndësishëm”.

“Pronari e di se çfarë dua dhe kjo është shumë e qartë nga ana e ime rreth të ardhmes së Caicedos”, ka shtuar më tej De Zerbi. /Telegrafi/

Exit mobile version