Mbrojtësi holandez, Stefan De Vrij pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit.
24-vjeçari po e zhvillon stinorin e tij të dytë me fanellën e Lazios në Serie A dhe po paraqitet me mjaftë sukses.
E falë paraqitjeve të mira, De Vrij është bërë objektiv i dy skuadrave të mëdha angleze, Chelsea dhe Arsenal.
Mediat në Angli kanë shkruar se ekipet londineze do të lëvizin gjatë muajit të janarit për ta bindur Lazion ta lë të lirë holandezin.
‘Tulipani’, mund të largohet nga kryeqyteti italian vetëm me një ofertë prej 40 milionë euro. /Telegrafi/