Barcelona thuhet se e ka shansin që të transferojë Mattia de Sciglion nga Juventusi.
Skuadra katalunase dëshiron të përforcojë mbrojtjen për edicionin e ri, derisa ka disa shënjestra.
Mundo Deportivo raporton se dy skuadrat po punojnë aktualisht në marrëveshjen e shkëmbimit mes Miralem Pjanicit dhe Arthur Melos.
]“]
Por, tani mund të ndodhë edhe shkëmbimi mes De Sciglio dhe Samuel Umtitit, pasi ky i fundit nuk pëlqehet nga Blaugranasit.
Barcelona është e gatshme që të lejojë largimin e francezit, por e gjitha do varet nëse ata i duan shërbimet mbrojtësit italian. /Telegrafi/