Telegrafi

De Sciglio monitorohet nga Barcelona

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se përfaqësues të Barcelonës janë duke e monitoruar mbrojtësin e Milanit, Mattia De Sciglio.

Blaugranët duan një mbrojtës të djathtë në janar, ndërsa deri më tani janë lidhur me Stephan Lichtsteiner (Juventus) dhe Branislav Ivanovic (Chelsea).

Tash, Mundo Deportivo raporton se drejtori sportiv i katalunasve, Robert Fernandez, ka qenë në San Siro të dielën mbrëma për ta shikuar Derby della Madonnina, ndërmjet Rossonerëve dhe Interit.

Lexo po ashtu Juventusi si ndahet De Sciglios

Por, qëllimi kryesor ka qenë që ta përcjellë lojën e futbollistin italian, i cili është 24 vjeçar.

De Siglio ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2018, ashtu që transferimi i tij mund të kushtojë më lirë, nëse refuzon ta vazhdojë kontratën me kuqezinjtë. /Telegraf/