Site icon Telegrafi

De Sciglio e do vetëm Juven

Mattia De Sciglio do të largohej nga Milani vetëm në rast se do t’i bashkohej Juventusit.

Derisa pritet shitja e klubit nga Silvio Berlusconi, pronarët e ardhshëm do të bëjnë ndryshime në skuadër, duke i shitur disa lojtarë dhe duke blerë të tjerë.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Mbrojtësi italian është ndër ata që pritet të largohet nga Rossonerët dhe disa klube kanë shprehur interesim për të.

Mes klubeve të interesuara janë edhe Liverpooli dhe Napoli, por lojtari po pret ofertën e Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/

Exit mobile version