Telegrafi

De Sciglio arrin marrëveshje me Juven, tani pritet vetëm Milani

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Milanit, Mattia De Sciglio ka njoftuar se ka rënë dakord me Juventusin, i cili tani duhet të negociojë me klubin për tarifën e transferimit.

Sipas Premium Sport, Juve “kanë përfunduar tashmë” marrëveshjen e tyre me De Sciglion dhe janë të gatshëm të ulen me Milanin për të finalizuar nënshkrimit me të.

Lexo po ashtu Formacioni i dështakëve të vitit në Serie A, dominojnë futbollistët e Interit (Foto)

Sidoqoftë, transmetuesi televiziv italian nuk zbuloi nëse bisedimet ishin në horizont apo se sa po mbanin Rossonerët, përcjell Telegrafi.

De Sciglio bëri vetëm 27 paraqitje për Milanin sezonin e fundit, me një dëmtim në kyçin e këmbës që e la jashtë fushave dy muajt e parë të 2017.

Mbrojtësi italian gjithashtu pati edhe një problem të kofshës që e la atë jashtë për ndeshjen e fundit të së dielës kundër Bolognas. /Telegrafi/