Telegrafi

De Rossi refuzon Milanin, por pranon t’i bashkohet një tjetër skuadre italiane

Daniele De Rossi. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Daniele De Rossi nuk do të largohet përfundimisht nga futbolli.

Pas largimit nga Roma, legjenda e Giallorosëve ka marrë shumë oferta nga kampionati italian, ai argjentinas si dhe amerikan.

Por duket se karrierën De Rossi do ta vazhdoj së paku edhe për një vit tjetër në Serie A.

Milani ishte skuadra më e interesuar, por De Rossi e ka hedhur poshtë këtë mundësi për shkak të respektit ndaj tifozëve të Romës.

Daniele De Rossi. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Megjithatë De Rossi do të vazhdoj të luaj në Serie A dhe skuadra e tij e ardhshme do të jetë Fiorentina.

Ka qenë trajneri i klubit vjollcë Vincenzo Montella që e ka bindur De Rossin t’i bashkohet.

35-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.

Nga kontrata me Fiorentinën, ish-kapiteni i Romës do të fitojë 1,5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/