Robert de Niro, i cili ka aktruar në më shumë se 90 filma në 4 dekadat e fundit, është renditur si aktori më i mirë i të gjitha kohërave.
De Niro ka mposhtur disa prej aktorëve më me zë në Hollywood, midis të cilëve Charlie Chaplinin, Leonardo DiCaprion dhe Clint Eastwoodin.
Sidoqoftë, “Daily Mirror” raporton se renditja nuk është bërë në bazë të çmimeve të fituara, por në bazë të roleve të ndryshme që ai aktroi. E kjo pozitë megjithatë s’ishte punë e lehtë për të pasi që përgjatë viteve ka luajtur në disa prej filmave më të mirë, raporton “Express” i KTV-së.
Njësia, “The Trinity Mirror Data:, ka shikuar 200 filmat më të mirë në botë, bazuar në radhitjen e ueb-faqen imdb.com. te këta filma, aktori duhej të kishte rolin kryesor, duke qenë kështu 1 prej pesë aktorëve të parë në listë.
De Niro kishte më së shumti role, shtatë madje duke qenë aktori kryesor në filmat legjendar si: Goodfellas, Once Upon a Time in America, Taxi Driver, Raging Bull, Heat, Casino, dhe the Deer Hunter.
Kjo i dha përparësi krahasuar me tre rivalet më të afërm, të cilët ishin role kryesore me nga 5 filma.
Eastwood është menjëherë pas tij me filmat si: The Good, The Bad and The Ugly, For a Few Dollars More, Unforgiven, Gran Torino dhe Million Dollar Baby.
E pesë filmat legjendar, që ia kanë sjellë Di Caprios namin e më të mirit janë: Inception, The Departed, Django Unchained, The Wolf of Wall Street, dhe Shutter Island. /koha.ne