Kontrata e Matthijs de Ligt me Juventusin thuhet se është e ‘çmendur’ pasi 19-vjeçari mund të fitojë pagë prej 415,000 funtesh në javë.
Sipas mediumit The Guardian, mbrojtësi holandez ka pranuar një kontratë pesëvjeçare nga Juventusi me vlerë 24 milionë eurosh në vit.
Marrëveshja përfshin një rrogë bazë prej rreth 270 mijë funtesh apo 301 mijë euro në javë me disa bonuse që rrisin fitimin e tij të deri në 415 mijë funtesh apo 463 mijë eurosh në javë.
Kampionët e Serie A kanë rënë dakord gjithashtu për një klauzolë të madhe lirimi prej rreth 150 milionë euro për talentin e lulëzuar te Ajaxi.
Matthijs de Ligt's contract agreement at Juve:
– Five year deal worth €24m
– Basic salary of €301k p/w
– Potential add-ons increases it to €463k p/w
– Release clause included at €150mAbsolutely HUGE numbers and he's just 19 years old! 😳😳😳
Raiola is a genius. pic.twitter.com/BBE2AbAnZx
— Footy Accumulators (@FootyAccums) June 28, 2019
Juventusi tani thuhet se do të negociojë me Ajaxion për të siguruar shërbimet e De Ligt, i cili nga klubi holandez vlerësohet rreth 80 milionë euro.
Agjenti i tij Mino Raiola ka qenë në diskutim me disa nga klubet elitare të Evropës për të nënshkruar marrëveshjen e duhur dhe duket se super agjenti është në prag të transferimit të klientit të tij te Juventusi për një pagë të madhe. /Telegrafi/