Telegrafi

De Ligt te Juventus, çfarë mungon që marrëveshja të zyrtarizohet

Ardhja e De Ligt te Juventus është duke u afruar, pasi pritet që vetëm marrëveshja me Ajaxin të mbyllet.

Mino Raiola, agjenti i mbrojtësit, është duke biseduar me holandezët pasi ai ka arritur një marrëveshje me Juventusin për klientin e tij me një pagë prej 12 milionë euro në sezon për pesë vjet.

Corriero dello Sport tregon situatën e mbrojtësit dhe pikat që do të preken.

De Ligt në Juve, nyja që duhet të zgjidhet me Ajaxin

Me Ajaxin vazhdojnë bisedimet, pasi shumë po fokusohet në shumën e tarifës fikse që është vendosur, 75 milionë euro.

Lexo po ashtu Blerjet e fundit dhe ato që pretendohen gjatë kësaj jave - Juventusi po e krijon një skuadër të jashtëzakonshme për sezonin 2019/20

Juve kërkon të futen edhe bonuset për këtë investim. Besimi është i madh te Juve, aq shumë sa që zyrtarizmi pritet shumë shpejtë.

Sinjali përfundimtar do të vijë me Fabio Paraticin kur të shkojë në Amsterdam për të kaluar vijën e finishit.

De Ligt në Juve dhe idhulli i tij Cristiano Ronaldo

Në ditët e fundit ato që kanë bërë bujë kanë qenë fjalët e De Ligt për Cristiano Ronaldo, që ka qenë gjithmonë idhulli i tij.

“Kur luaja me fanellën e tij, ëndërrova të jem në të. Gjithçka po ndodh kaq shpejt…”.

Bonucci shkon me De Ligt në Juve?

Ardhja e De Ligt mund t’i kushtojë Leonardo Bonuccit dhe të largojë atë ngha Juve.

Tashëm flitet për një interesim të Guardiolas. Ekziston ideja e Bonucci në mendjen e Pep, por duhet të pritet nëse britanikët do të paguajnë për mbrojtësin e Juventusit, që është edhe në orbitën e Paris Saint Germain.

Një telefonatë nga Manchesteri në Torino, thuhet sa ka ardhur tashmë; por tani duhet të pritet për ta parë se si do të mbyllet./Telegrafi/