Telegrafi

De Ligt pyetet nëse po i bashkohet De Jongut te Barcelona

Raportohet se Matthijs de Ligt do t’i bashkohet Frenkie de Jongut te Barcelona në këtë afat kalimtar të kësaj vere.

Kampionët e La Liga-së janë shumë afër ta transferojnë kapitenin e Ajaxit, që cilësohet si njëri ndër më të mirët në pozitën e tij në futboll.

Mediat evropiane raportojnë se De Ligt është duke u transferuar në Camp Nou, por ende nuk ka arritur marrëveshje me agjentin Mino Raiola.

De Jong dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu (Foto: FC Barcelona)

Kjo gjë i dha shpresë Manchester Unitedit, që shpresonte se mund ta transferonte talentin në Ligën Premier edhe pse dështuan që të futeshin në top katërshe, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Barcelona e transferoi Frenkie De Jongun në fillim të këtij viti, por që janë të vendosur ta transferojnë edhe anëtarin tjetër të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi holandez ka refuzuar që të përjashtojë transferimin në Camp Nou gjatë kësaj vere, por ka insistuar se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Mendoj se ai (De Jong) është zhvilluar shumë si lojtar në këtë vit dhe e ka merituar kalimin te Barcelona”, ka thënë De Ligt në një intervistë për VoetbalPremium.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Matthijs de Ligt

“Do të ishte fantastike po të luaja sërish me Frenkien, po unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje, por do ta kuptoni me kohë më çdo gjë që do të ndodhë”, ka shtuar më tej mbrojtësi holandez. /Telegrafi/