Mbrojtësi i Ajaxit dhe Holandës, Matthijs de Ligt, kanë pranuar se ai preferon Barcelonën para Manchester Unitedit.
De Ligt luajti të shtunën në fitoren 3-0 të Holandës kundër kombëtares së Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i talentuar u pyet nëse ai preferonte Barçën apo Manchester Unitedin për një transferim.
“Ajax! Gazetat duhet të shkruajnë, është normale”, u përgjigj fillimisht 19-vjeçari në pyetjen e gazetarit.
Gazetari pastaj i kërkoi atij të zgjedhë mes “shiut” të Mançesterit dhe ‘diellit’ të Barcelonës për një fundjavë.
“Hahaha, Barcelona, më pëlqen dielli”, ishte përgjigja e De Ligt.
De Ligt ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Camp Nou tash e disa kohë dhe më shumë kohëve të fundit pas lëndimeve të Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen.
Për holandezin interesim ka shprehur edhe skuadra italiane, Juventusi dhe ajo angleze Manchester City, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë 50 milionë euro. /Telegrafi/